Thirrje e hapur: Koç University Postdoctoral Fellowship Program

12 Mars 2026

Kolegji AAB njofton stafin akademik dhe studiuesit e interesuar për hapjen e thirrjes për aplikim në Koç University Postdoctoral Fellowship Program, i organizuar nga Koç University në Turqi.

Ky program është i hapur për të gjitha disiplinat akademike dhe synon të mbështesë studiuesit, duke krijuar mundësi për zhvillimin e kërkimeve inovative dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën: [email protected], me subjektin e email-it “KU Postdoctoral Fellowship.”

Afati i fundit për aplikim: 31 mars 2026

Për informata të detajuara rreth programit dhe kërkesave të aplikimit, ju lutemi vizitoni linkun në vijim:

https://cdn.ku.edu.tr/cdn/files/mailing/KU/2026/mart/10-3-26/New+Call+-+KU+Postdoctoral+Fellowship.pdf

Stafi akademik dhe studiuesit e interesuar inkurajohen të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim shkencor.

Share: