Kolegji AAB ka shpallur zyrtarisht thirrjen për ofertim për blerjen e pajisjeve teknologjike në kuadër të projektit ndërkombëtar Green Impact, financuar nga programi Erasmus+ (Capacity Building in Higher Education).
Në kuadër të kësaj thirrjeje, ftohen të gjitha bizneset e regjistruara në Kosovë që të aplikojnë për furnizim me pajisje teknologjike, përfshirë laptopë dhe kompjuterë, të cilat do të përdoren për implementimin e aktiviteteve të projektit.
Afati për aplikim: 02 prill 2026, ora 16:00. THIRRJA
Dorëzimi i ofertave: në formë elektronike në emailet: [email protected] dhe [email protected]; me subjekt “Ofertë për GREEN IMPACT”.
Përzgjedhja e operatorit ekonomik do të bëhet bazuar në kriteret e çmimit më të favorshëm ekonomikisht, përmbushjes së specifikave teknike dhe kohës së liferimit.
Projekti GREEN IMPACT përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekosistemi më të qëndrueshëm arsimor dhe shoqëror, duke lidhur arsimin e lartë me praktikat e gjelbra dhe zhvillimin e qëndrueshëm.