THIRRJE PËR APLIKIM – SHKËMBIM STUDENTOR NË BULLGARI (ERASMUS+)

19 Mars 2026

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare njofton studentët e Kolegjit AAB për mundësinë e aplikimit për shkëmbim studentor në Varna Free University “Chernorizets Hrabar”, Bullgari, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027.

Afati për nominim:
Studentët e interesuar duhet të shprehin interesimin e tyre në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare deri më 1 qershor 2026.

Thirrja vlen për studentët e Kolegjit AAB nga programet që përputhen me fushat e studimit të ofruara në Varna Free University, përfshirë: Juridik, Psikologji, Administrim dhe Menaxhim, Ekonomi dhe Biznes Ndërkombëtar, Shkenca Kompjuterike, si dhe fusha të Arkitekturës dhe Arteve.

Kontakt për aplikim dhe informata shtesë:
[email protected]
[email protected]

Ky mobilitet u ofron studentëve mundësi për të studiuar në një mjedis ndërkombëtar, për të fituar përvojë akademike dhe kulturore, si dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale.

Share: