Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB mirëpriti profesoreshën nga Koç University

25 Mars 2026

Në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Kolegjit AAB mirëpriti profesoreshën Sıla Arıcı nga Koç University në Turqi.

Gjatë qëndrimit të saj në mobilitet në AAB, Sıla Arıcı bashkë-ligjëroi së bashku me profesoreshën Eriona Ajvazi në lëndën e gjuhës anlgeze me studentët e Fakultetit Juridik duke u fokusuar te termat juridike në gjuhën angleze dhe rëndësia e tyre në kontekste juridike.

Ky aktivitet u realizua si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kolegjit AAB për të promovuar ndërkombëtarizimin e arsimit, shkëmbimin e përvojave akademike dhe pasurimin e procesit mësimor përmes bashkëpunimit me universitete partnere.

Studentët patën mundësinë të jenë pjesë e kësaj ligjërate të gjuhës angleze, duke përfituar nga diskutimet akademike, qasjet e ndryshme në mësimdhënie dhe përvojat ndërkombëtare që kontribuojnë në zhvillimin e tyre profesional dhe akademik.

Aktivitete të tilla janë një shembull i angazhimit të Kolegjit AAB dhe stafit akademik për të krijuar një mjedis akademik të hapur, bashkëpunues dhe të orientuar drejt standardeve ndërkombëtare të arsimit.

Share: