Thirrje për Aplikim – Mobilitet Erasmus+ KA171 për Studentë dhe Staf në Uniwersytet Komisji Edukacji Narodowej (UKEN), Poloni
26 Mars 2026
Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare njofton studentët dhe stafin akademik të Kolegjit AAB për mundësinë e pjesëmarrjes në mobilitete Erasmus+ KA171 në Uniwersytet Komisji Edukacji Narodowej (UKEN), Kraków, Poloni.
Këto mobilitete realizohen në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale ndërmjet Kolegjit AAB dhe UKEN dhe financohen nga programi Erasmus+ International Credit Mobility (KA171).
Mobilitete për studentë
- 2 mobilitete për studentë nga Kolegji AAB në UKEN (Fakulteti i Gjuhës Angleze, Psikologji, Juridik, Administratë Publike, Shkenca Sociale dhe Shkenca Kompjuterike).
- Studentët do të realizojnë shkëmbim studimor për një semestër
Mobilitet për staf akademik
- 1 mobilitet për staf nga Kolegji AAB në UKEN
- Mund të realizohet si:
- Teaching Mobility (mësimdhënie) ose
- Training Mobility (trajnim)
Mobiliteti synon:
- shkëmbimin e praktikave të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
- forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Financimi
Mobilitetet financohen nga programi Erasmus+ KA171 dhe përfshijnë:
- grant për qëndrimin gjatë mobilitetit
- mbështetje për shpenzimet e udhëtimit sipas distancës.
Aplikimi
Të interesuarit më së largu deri më 2 Prill të kontaktojnë:
[email protected]
[email protected]