Uveis Smajli nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, programi Siguri Kibernetike, mori pjesë në Balkan Cybersecurity Days 2026 (#BCD26), një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë kibernetike.
Gjatë kësaj ngjarje, Uveisi prezantoi para profesionistëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë temën “Roli i komuniteteve OSINT në forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike dhe përmirësimin e reagimit ndaj krizave në Kosovë”.
Prezantimi i tij theksoi rëndësinë e mbledhjes së inteligjencës artificiale nga burime publike për të identifikuar rreziqet, përmirësuar reagimin ndaj situatave emergjente dhe për të rritur sigurinë e infrastrukturës kritike.
Pjesëmarrja e Uveisit dëshmon përkushtimin dhe potencialin e studentëve të Kolegjit AAB, dhe shërben si një mundësi e vlefshme për të fituar njohuri të avancuara, për të krijuar lidhje profesionale dhe për të prezantuar Kosovën si një vend që investon në talentet e reja të sigurisë kibernetike.