Kolegji AAB zhvillon ligjëratë mbi mbrojtjen e konsumatorit dhe cilësinë në treg me të ftuar Nijazi Shala

30 Mars 2026

Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik kanë organizuar një ligjëratë me temë mbrojtjen e konsumatorit dhe funksionimin e tregut, ku i ftuar ishte Nijazi Shala, udhëheqës i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Shala trajtoi çështje të rëndësishme që lidhen me infrastrukturën e mbrojtjes së cilësisë dhe tregut, duke përfshirë mbikëqyrjen e tregut, mbrojtjen e konsumatorit, metrologjinë, akreditimin dhe rregulloret teknike.

Në fokus të ligjëratës ishte edhe roli i politikave ekonomike dhe strategjive kombëtare në rritjen e konkurrueshmërisë dhe garantimin e një tregu të sigurt për konsumatorët.

Studentët patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth funksionimit praktik të këtyre mekanizmave dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në Kosovë.

Share: