THIRRJE PËR APLIKIM – SHKËMBIM STUDENTOR NË ABDULLAH GÜL UNIVERSITY (TURQI)
1 Prill 2026
Kolegji AAB njofton të gjithë studentët e interesuar për mundësinë e aplikimit për shkëmbim studentor në Abdullah Gül University, Turqi, për semestrin vjeshtor të vitit akademik 2026–2027.
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim në kuadër të marrëveshjes bilaterale (jo Erasmus+), me vetëfinancim.
- Afati i fundit për aplikim: 2 Maj 2026
Programet e ofruara:
Bachelor:
- Inxhinieri (Civil, Kompjuterike, Elektrike & Elektronike, Industriale, Mekanike, Nanoteknologji)
- Arkitekturë
- Biznes dhe Ekonomi
- Biologji Molekulare & Bioinxhinieri
- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike
- Psikologji
Master & PhD:
- Inxhinieri dhe Teknologji të avancuara
- Arkitekturë
- Bioinxhinieri
- Data Science për Biznes dhe Ekonomi
Studentët e interesuar duhet të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB për procesin e nominimit.
[email protected]
[email protected]