Shkencat forenzike në fokus: tryezë diskutimi mbi sfidat dhe perspektivat në procedurën penale

1 Prill 2026

Në kuadër të Ceremonisë përmbyllëse të projektit FSE-JM (Joint Master’s Program in Forensic Sciences Engineering), do të organizohet edhe një tryezë diskutimi me temë:

“Roli i Forenzikës në Procedurën Penale: Sfidat, Standardet dhe Perspektivat në Kosovë”

Data: 2 prill
Ora: 10h00
Vendi: Salla e Konferencave, Kati III

Kjo tryezë do të shërbejë si platformë për dialog ndërmjet akademisë, institucioneve ligjore dhe ekspertëve të fushës, duke trajtuar rolin e forenzikës në procedurën penale, standardet ndërkombëtare, sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve forenzike në Kosovë.

Ju mirëpresim!

Share: