Profesori i Kolegjit AAB Hajrush Fazliu nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

2 Prill 2026

Profesori i Fakultetit të Arteve në Kolegjin AAB, Hajrush Fazliu, është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Ky vlerësim i lartë shtetëror vjen si mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe shumëvjeçar në fushën e artit të pikturës, si dhe rolin e tij kyç në zhvillimin dhe promovimin e kulturës tonë kombëtare.

Profesori Fazliu, e ka cilësuar këtë çmim si nder dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij krijues dhe pedagogjik në funksion të avancimit të artit dhe kulturës së Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Medalja Presidenciale e Meritave për profesorin Fazliu, paraqet një dëshmi të rëndësishme të rolit të artit dhe krijimtarisë në forcimin e identitetit kulturor dhe në përfaqësimin dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare.

Share: