Në Kolegjin AAB mbahet trajnimi për vlerësimin e studentëve bazuar në kompetenca

2 Prill 2026

Në Kolegjin AAB është mbajtur trajnimi “Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe ndërtimi i notës”, organizuar nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion.

Ky trajnim u udhëhoq nga profesorët Shemsedin Vehapi, Xhavit Rexhaj dhe Leron Berisha, të cilët ndanë përvojat dhe praktikat më të mira në vlerësimin bashkëkohor të studentëve.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me konceptet moderne të vlerësimit, me theks të veçantë në kalimin nga modelet tradicionale drejt vlerësimit të bazuar në kompetenca, duke përfshirë njohuritë, shkathtësitë dhe shprehitë.

Po ashtu, u trajtuan teknikat për ndërtimin objektiv dhe transparent të notës përfundimtare, si dhe rëndësia e lidhjes së rezultateve të të nxënit me metodat e vlerësimit.

Trajnimi përmbushi me sukses objektivat e tij, duke pajisur stafin e ri akademik me njohuri dhe mjete praktike për një vlerësim të drejtë, profesional dhe në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë.

Share: