QAPI organizon trajnimin e radhës për menaxhimin e projekteve zhvillimore

8 Prill 2026

Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI) ka mbajtur një trajnim profesional për stafin e Kolegjit AAB me temë “Menaxhimi i projekteve zhvillimore”, të udhëhequr nga prof. Ilirjana Geci dhe prof. Erëza Mehmeti.

Ky trajnim u fokusua në zhvillimin e aftësive praktike për menaxhimin efikas të projekteve, duke përfshirë planifikimin strategjik, organizimin e aktiviteteve dhe vlerësimin e rezultateve.

Aktiviteti u zhvillua në mënyrë interaktive, ku pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi sfidat reale të menaxhimit të projekteve zhvillimore.

Përmes këtij trajnimi, stafi i Kolegjit AAB pati mundësinë të përfitojë njohuri të reja dhe praktika të aplikueshme në punën e tyre të përditshme.

Share: