Kolegji AAB njofton studentët e Bachelor dhe Master për mundësinë e aplikimit për shkëmbim studimor në kuadër të programit Erasmus+ KA171 – International Credit Mobility, në University G d’Annunzio of Chieti-Pescara, Itali, për semestrin dimëror të vitit akademik 2026–2027.
Thirrja është e hapur për studentët e fakulteteve të Ekonomisë, Administratës Publike, Komunikimit Masiv, Gjuhë Angleze, Juridik dhe Shkenca Kompjuterike.
Aplikimi bëhet përmes Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kolegjin AAB.
Afati i fundit për aplikim:
15 maj 2026
Për aplikim dhe informata shtesë, kontaktoni:
Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare – [email protected] dhe [email protected]