Kolegji AAB njofton studentët për mundësinë e aplikimit për shkëmbim studimor në kuadër të programit Global Exchange (Non-Erasmus) në Haliç University, Turqi, për semestrin dimëror të vitit akademik 2026–2027.
Informata të përgjithshme:
Fushat e studimit:
Studentët mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë programesh dhe lëndësh të ofruara në Haliç University.
Lista e programeve dhe lëndëve është e qasshme në:
https://halic.edu.tr/en
Studentët e interesuar duhet të aplikojnë nëpërmjet Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kolegjin AAB.