Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB ka organizuar një ligjëratë me gjyqtarin e Gjykatës Komericale, Florent Zeqiri, ku studentët patën mundësi të ndjekin nga afër një prezantim mbi funksionimin e këtij institucioni.
Gjatë ligjëratës, gjyqtari Zeqiri trajtoi tema që lidhen me strukturën e gjykatës, nivelet e saj si dhe kompetencat që ka Gjykata Komerciale, duke përfshirë trajtimin e kontesteve tregtare, çështjeve administrative dhe procedurave të ndryshme juridike.
Nga kjo ligjëratë, studentët u njohën me ndarjen e gjykatës në shkallë, departamentet përkatëse si dhe çështjet që trajtohen në kuadër të saj.


