Mbyllet me sukses edicioni i pestë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB

25 Prill 2026

Sot nga ora 10:00-15:00 është mbajtur dita e dytë e Panairit të Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB, duke shënuar njëherësh edhe mbylljen e edicionit të pestë të këtij panairi.

Edhe dita e dytë u karakterizua me interesim të madh nga studentët, të cilët patën mundësi të njihen nga afër me ofertat dhe mundësitë e shumta që ofruan kompanitë pjesëmarrëse.

Drejtoresha e Qendrës së Karrierës, Jehona Rukovci, u shpreh mjaft e kënaqur me mbarëvajtjen e panairit, duke vlerësuar se gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve dhe organizimi ka qenë në nivel të lartë.

Kontribut të veçantë në organizim dha edhe Unioni Studentor, i cili në mënyrë vullnetare ka ndihmuar dhe asistuar të gjitha kompanitë pjesëmarrëse, duke ua lehtësuar punën dhe duke kontribuar në rrjedhën e suksesshme të aktivitetit.

Në këtë edicion morën pjesë mbi 80 kompani, ku përfaqësuesit e tyre shprehën mirënjohje për organizimin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar panairin si një platformë të rëndësishme për lidhjen me studentët dhe profesionistët e ardhshëm.

Share: