Gjyqtari Valon Kurtaj dhe prokurori Ilir Morina mbajnë ligjëratë për studentët e Juridikut

27 Prill 2026

Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB ka organizuar ligjëratë me temën “Krimet e luftës dhe trajtimi i tyre në praktikën prokuroriale dhe gjyqësore, duke përfshirë aplikimin e gjykimit në mungesë”.

I ftuar në këtë ligjëratë ishte gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Valon Kurtaj, i cili ndau me studentët njohuri teorike dhe praktike lidhur me trajtimin e krimeve të luftës në sistemin e drejtësisë.

Po ashtu, i ftuar ishte edhe prokurori, udhëheqësi i Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, Ilir Morina, i cili foli për aspektet praktike të hetimit dhe ndjekjes së këtyre rasteve.

Gjatë ligjëratës u diskutua për historikun e luftës dhe kontekstin juridik të trajtimit të krimeve të luftës, përkufizimin dhe kategoritë e këtyre krimeve, si dhe kompetencat institucionale në hetimin dhe gjykimin e tyre.

Përmes bashkëbisedimit me gjyqtarin Valon Kurtaj dhe prokurorin Morina, studentët patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi rolin e institucioneve të drejtësisë dhe rëndësinë e adresimit profesional të këtyre rasteve në praktikën gjyqësore.

Share: