Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB ka organizuar një ligjëratë në kuadër të projektit “CA22110 – Cooperation, development and cross-border transfer of Industrial Symbiosis among industry and stakeholders (LIAISE)”, me të ftuar prof. Llesh Lleshaj nga Universiteti i Tiranës.
Në kuadër të lëndës “Menaxhmenti”, prof. Lleshaj mbajti një prezantim me temën “Identifying Social and Cultural KPIs Dashboard to Support Decision-Making in Industrial Symbiosis (IS) Implementation”.
Ligjërata u fokusua në rëndësinë e indikatorëve kyç të performancës sociale dhe kulturore, si dhe mënyrën si ata të ndihmojnë në procesin e vendimmarrjes gjatë implementimit të simbiozës industriale.
Aktiviteti u vlerësua si i dobishëm për studentët, duke kontribuar në zgjerimin e njohurive të tyre akademike dhe praktike në fushën e menaxhmentit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.


