Studentët e Psikologjisë dhe Shkencave Sociale në Kolegjin AAB realizojnë vizitë studimore në Shoqatën “Autizmi”

29 Prill 2026

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB realizuan një vizitë studimore në Shoqatën “Autizmi”, të shoqëruar nga dekanja Arvesa Studenica dhe koordinatorja Arlinda Gashi.

Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen informimin e studentëve me punën dhe shërbimet që ofron ky institucion.

Studentët u mirëpritën nga përfaqësuesja e shoqatës, Hatixhe Hoxha, e cila prezantoi shkurtimisht misionin, aktivitetet dhe shërbimet që ofron kjo organizatë.

Gjatë vizitës, ata patën mundësi të njihen nga afër me ambientet e shoqatës, si dhe të përcjellin seanca terapeutike që zhvillohen brenda saj, duke fituar përvoja të vlefshme që kontribuojnë në përgatitjen e tyre profesionale.

Po ashtu, u theksua mundësia që studentët mund të realizojnë praktikë profesionale ose të punësohen brenda shoqatës.

Në përmbyllje të vizitës, studentët dhuruan një kontribut simbolik financiar, të mbledhur përmes një fondacioni humanitar studentor, si shenjë mbështetjeje dhe solidariteti ndaj veprimtarisë së shoqatës.

Share: