Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB organizon kurs ndërkombëtar më 15 maj

30 Prill 2026

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Infermierëve, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore do të organizojë kursin e radhës ndërkombëtar.

Ky kurs do të zhvillohet me 15 maj, nga ora 09:00-14:30 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB.

Ky aktivitet është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me:

-10 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive

-8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive

Pjesëmarrja në kurs është e limituar, ndërsa të interesuarit duhet të konfirmojnë aplikimin e tyre përmes email-it:

📩 [email protected]

Share: