Rektori i Kolegjit AAB takohet me Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” – nënshkruhet aneks marrëveshja për organizimin e përbashkët të Shkollës Verore

13 Maj 2026

Rektori i Kolegji AAB , Dr. Sc. Blerim Olluri, priti në takim Rektorin e universitetit partner Universiteti “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, me ç’rast u diskutua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

Gjatë takimit u nënshkrua aneks-marrëveshja për organizimin e përbashkët të Shkollës Verore, e cila do të mbahet në Kolegji AAB nga data 1 deri më 12 qershor 2026. Përfitues të kësaj shkolle verore do të jenë edhe studentët e Universiteti “Kadri Zeka”, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim akademik, profesional dhe ndërinstitucional.

Takimi u vlerësua si tejet përmbajtësor dhe produktiv, ku u diskutuan të gjitha fushat e bashkëpunimit me qëllim të thellimit të partneritetit në projekte shkencore dhe hulumtuese, si dhe përfshirjes aktive të studentëve dhe stafit akademik në aktivitetet e organizuara nga të dy institucionet.

Aneks-marrëveshja është e lidhur me implementimin e Pakos së Punës në kuadër të projektit të fituar nga Kolegji AAB në programin Erasmus+ “Ko-in-EU”. Në kuadër të këtij projekti, përfitues do të jenë rreth 40 studentë nga fushat e shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomikut dhe juridikut.

Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të të dy institucioneve për fuqizimin e partneriteteve akademike, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe krijimin e mundësive konkrete për studentët dhe stafin akademik.

Share: