Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB hap thirrjen për aplikim për mobilitet akademik të stafit në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Schmalkalden University of Applied Sciences, Gjermani.
Kjo thirrje është e dedikuar për profesorët e Departamentit të Gjuhës Gjermane. Mobiliteti do të
realizohet gjatë muajit qershor 2026.
Dokumentet për aplikim:
– CV
– Letër motivimi
Afati për aplikim: 17 Maj 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në:
– [email protected]
– [email protected]