Fillon workshop-i treditor i Shkencave Kompjuterike “Nga ideja në produkt me Inteligjencë Artificiale”

13 Maj 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka organizuar një workshop treditor me temën “Nga Ideja në Produkt me Inteligjencë Artificiale”, i cili ka mbledhur studentë dhe të interesuar për teknologjinë dhe inovacionin.

Në ditën e parë të kësaj punëtorie, i ftuar ishte Drin Perçuku, inxhinier i lartë i softuerit (Full-Stack Software Engineer) me përvojë praktike në zhvillimin e produkteve digjitale.

Gjatë ligjëratës u diskutua për përdorimin praktik të Inteligjencës Artificiale dhe mënyrën se si ajo mund të ndihmojë në zhvillimin e ideve dhe produkteve. Ai theksoi se AI nuk e zëvendëson mendimin njerëzor, por shërben si partner pune që ndihmon në të menduarit, shkrimin, analizimin, dizajnimin dhe zhvillimin më të shpejtë të projekteve.

Kjo punëtori do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete dhe punë praktike nga studentët pjesëmarrës.

Share: