Studentët e Fakultetit Juridik zhvillojnë simulim të seancës të Tribunalit të Arbitrazhit

14 Maj 2026

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe praktike, Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB organizoi një seancë praktike të Tribunalit të Arbitrazhit me studentët e vitit të katërt, në kuadër të lëndës “Arbitrazhi”, të profesorit Mentor Lecaj.

Kjo seancë u organizua me qëllim që studentët të praktikojnë aftësitë e tyre në zgjidhjen e kontesteve dhe të zbatojnë në praktikë njohuritë teorike mbi procedurat e arbitrazhit. Gjatë aktivitetit, ata morën role të ndryshme procedurale dhe zhvilluan një proces arbitrazhi, duke paraqitur argumente dhe qëndrime juridike.

Përmes këtij aktiviteti, studentët patën mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale, komunikimin juridik dhe punën në ekip, duke fituar përvojë praktike të rëndësishme për të ardhmen e tyre profesionale.

Share: