Studentët e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore ofrojnë kontrolle falas në disa komuna të Kosovës

14 Maj 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB organizoi edhe këtë vit aktivitete në shërbim të qytetarëve në disa komuna të Kosovës.

Studentët nën mbikëqyrjen e stafit akademik, ofruan kontrolle dhe këshilla shëndetësore falas në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë. Gjatë aktiviteteve u realizuan matje të tensionit arterial, nivelit të glikemisë, pulsit dhe indeksit të masës trupore (BMI).

Përmes këtyre aktiviteteve, Fakulteti i Shkencave Mjekësore vazhdon të kontribuojë në promovimin e shëndetit dhe vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e kujdesit shëndetësor.

Share: