QAPI mban trajnimin e radhës për edukimin në fëmijërinë e hershme

18 Maj 2026

Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI) në bashkëpunim me organizaten CIPOF-Childproof, ka mbajtur trajnimin e radhës me temën “Zhvillimi i Fëmijërisë së Hershme përmes Qasjeve Moderne dhe Eksperiencave të CIPOF-it”.

Udhëheqëse e këtij trajnimi ishte Mevlude Murtezi nga CIPOF-Margherita Kids, e cila ndau përvoja dhe praktika profesionale lidhur me edukimin në fëmijërinë e hershme, duke vënë theks te rëndësia e qasjeve moderne dhe komunikimit pozitiv në punën me fëmijët.

Gjatë trajnimit u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me rolin e edukatores, menaxhimin e grupit, komunikimin pozitiv, si dhe aktivitete praktike dhe analiza rastesh.

Ky aktivitet kishte synim avancimin e njohurive dhe përgatitjes praktike profesionale të studentëve në fushën e edukimit dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme.

Share: