Përmbyllet me sukses programi i Shkollës Verore KO-in-EU në Kolegjin AAB

13 Qershor 2026

Pas dy javësh me aktivitete akademike, diskutime dhe ligjërata të ndryshme, ka përfunduar Shkolla Verore KO-in-EU në Kolegjin AAB.

Në kuadër të programit përmbyllës, Prof. Ass. Dr. Venera Llunji mbajti ligjëratë kushtuar procesit të integrimit evropian, politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë prezantimit u trajtuan kriteret politike, juridike dhe ekonomike për anëtarësim, si dhe rëndësia e përafrimit me acquis communautaire.

Pas gjithë këtyre ditëve të zhvillimit të Shkollës Verore, studentët patën mundësi të përfitojnë njohuri të reja mbi proceset integruese evropiane, politikat e Bashkimit Evropian dhe sfidat që lidhen me rrugëtimin evropian të Kosovës.

Në përfundim të aktivitetit, të gjithë pjesëmarrësve iu ndanë certifikata pjesëmarrjeje, duke shënuar me sukses përmbylljen e Shkollës Verore KO-in-EU.

Share: