Kolegji AAB organizoi një ligjëratë mysafire në kuadër të Shkollës Verore KO-in-EU 2026, e cila u zhvillua si pjesë e Aktivitetit të Ambasadorit Studentor, të organizuar nga Ambasadorja Studentore Bleone Brestovci.
Ligjërata u mbajt nga z. Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe u fokusua në mbështetjen e European Union për Kosovo, procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe rëndësinë e angazhimit të të rinjve në të ardhmen evropiane të Kosovës.
Ngjarja mblodhi studentë, staf akademik dhe pjesëmarrës të Shkollës Verore KO-in-EU, duke krijuar një hapësirë të hapur për diskutim mbi rolin e të rinjve në kuptimin, përfshirjen dhe kontributin e tyre në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Formësimi i së Ardhmes Evropiane të Kosovës: Themelimi i një Qendre të Ekselencës për Integrimin në Bashkimin Evropian, Vlerat, Rolin dhe Ndikimin e tij – KO-in-EU”, i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.



