Kolegji AAB do të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe letrare në vend, e cila mbledh autorë, botues, studiues, studentë dhe dashamirës të librit nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Panairi do të zhvillohet në datat 17-21 qershor në Pallatin e Rinisë, ku vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me botimet nga Kolegji AAB.
Me këtë pjesëmarrje, institucioni ynë vazhdon të jetë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën, duke sjellë më afër lexuesit me botimet akademike.