Për tri ditë me radhë, Kolegji AAB në bashkëpunim me KGIA (Kosovo Game Industry Association), ka organizuar aktivitetin High School Dev, dedikuar për maturantët nga shkolla të ndryshme, duke ofruar një kombinim unik të teknologjisë, garës, mësimeve dhe argëtimit.
Pjesëmarrësit u përfshinë në gara në FIFA dhe Tekken, ku treguan talentin dhe aftësitë e tyre në gaming, ndërsa u shpërblyen me bursa studimi nga Kolegji AAB dhe cmime të ndryshme.
Përvec garave, maturantët patën mundësinë të marrin pjesë në punëtori të shumta, ku u njohën me tema që lidhen me artin e videolojërave, programimin e tyre si dhe marketingun në industrinë e videolojërave.
High School Dev, u shndërrua në një hapësirë takimi për të rinjtë, të cilët përmes garave, përvojave interaktive dhe aktiviteteve edukative, zhvilluan aftësi të reja, krijuan miqësi dhe u njohën më afër me botën e teknologjisë dhe inovacionit.
Ky organizim dëshmoi edhe një herë përkushtimin e Kolegjit AAB për të mbështetur të rinjtë, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.



