Shtëpia Botuese AAB po merr pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të jetë i hapur për vizitorët deri më 21 qershor.
Stenda e Kolegjit AAB ka tërhequr interesimin e një numri të madh vizitorësh, të cilët janë njohur nga afër me botimet dhe publikimet.
Pjesëmarrja në Panairin e Librit përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e vlerave akademike, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e lidhjes me komunitetin e lexuesve dhe studiuesve.



