KONKURSI PËR REGJISTRIM NË KOLEGJIN AAB PËR VITIN AKADEMIK 2026/2027 ËSHTË I HAPUR – 30% BURSË PËR STUDENTËT E RINJ

29 Qershor 2026

Kolegji AAB ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin
akademik 2026/2027.

Të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar tashmë mund të aplikojnë në programet e
studimit që ofrohen në 13 fakultetet e Kolegjit AAB, të cilat janë të dizajnuara sipas kërkesave të
tregut të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore në arsim.

Konkursi është i hapur për këto fakultete:
– Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
– Fakulteti Ekonomik
– Fakulteti i Komunikimit Masiv
– Fakulteti Juridik
– Fakulteti i Administratës Publike
– Fakulteti i Psikologjisë
– Fakulteti i Shkencave Sociale
– Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
– Fakulteti i Shkencave Shëndetësore
– Fakulteti i Stomatologjisë
– Fakulteti i Arkitekturës
– Fakulteti i Arteve
– Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit

Në kuadër të konkursit, kandidatët kanë mundësi të zgjedhin ndër dhjetëra programe studimi, duke përfshirë edhe programet më të reja në fushën e inteligjencës artificiale, biznesit digjital,
sigurisë kibernetike, fintech-ut, logopedisë, teknikut laboratorik dhe teknikut dentar.

Kolegji AAB vazhdon të mbetet institucioni më i avancuar për arsimin e lartë në rajon, duke ofruar programe të akredituara, infrastrukturë moderne, mësim praktik, bashkëpunime ndërkombëtare dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional.

Të gjithë kandidatët që regjistrohen në afatin e parë përfitojnë 30% bursë në regjistrim.

Për informata shtesë rreth programeve të studimit dhe procedurës së aplikimit, kandidatët mund të vizitojnë web-faqen zyrtare të Kolegjit AAB ose të drejtohen në qendrat e informimit dhe regjistrimit në të gjitha qytetet e Kosovës.

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh akademik në vend dhe ndërto të ardhmen tënde në Kolegjin AAB.

Apliko online: https://applyonline.aab-edu.net/ Tel: 048-999-006

Share: