Thirrje për shkëmbim të studentëve për praktikë në Pázmány Péter Catholic University, Hungari

1 Korrik 2026

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB hap thirrjen për aplikim për një student të vitit të tretë Bachelor nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, për të realizuar një mobilitet tre-mujor për praktikë (traineeship) në Pázmány Péter Catholic University, Hungari, në kuadër të programit Erasmus+ KA171.

Praktika do të zhvillohet në laboratorët kërkimorë të universitetit pritës dhe u ofron studentëve mundësinë të angazhohen në projekte kërkimore dhe zhvillimore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke fituar përvojë ndërkombëtare në një mjedis akademik dhe shkencor.

Kush mund të aplikojë?
– Studentët e vitit të tretë Bachelor të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Kohëzgjatja e mobilitetit
– 3 muaj (periudha do të përcaktohet në koordinim me universitetin pritës).

Dokumentet e nevojshme për aplikim
– Letër motivimi (maksimum 1 faqe)
– Transkripta e notave
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze

Afati i fundit për aplikim: 10 korrik 2026

Aplikimet duhet të dërgohen në:
[email protected]
[email protected]

Për më shumë informacion rreth laboratorëve kërkimorë të universitetit pritës, vizitoni:
https://itk.ppke.hu/en/the-anyos-jedlik-laboratories
Raporti mbi aktivitetet kërkimore të laboratorëve është i disponueshëm në:
https://itk.ppke.hu/jedlik-lab-reports

Share: