Në suaza të aktiviteteve e takimeve të ndryshme me personalitete të rëndësishme, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, bashkë me prorektoren për Marrëdhënie Ndëkrombëtare, Venera Llunji e udhëheqësen e Zyrës për Zhvillim të Projekteve, Ilirjana Geci, zhvilluan një takim virtual me ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bilek dhe zv.ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, Pauline Menthonnex-Gacaferri.
Takimi kishte për qëllim krijimin e mundësive për bashkëpunim në mes të Kolegjit AAB dhe institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Çekisë dhe atyre të Zvicrës. Në fokus të diskutimeve ishte edhe ideja e krimjit të një rrjeti universitetesh dhe kolegjesh që do të mund të ofronte mundësi shkëmbimi të studentëve dhe të personelit akademik, pastaj organizime te përbashkëta të konferencave të ndryshme ndërkombëtare, organizimin e shkollave verore/dimërore, aktivitete të ndryshme kulturore dhe projekte të ndryshme nga të cilat do të përfitonin të gjitha palët.
Kolegji AAB në vazhdimësi ka kultivuar raporte miqësore e profesionale me të gjithë ambasadorët e akredituar në vendin tonë.