Thirrje për projekt-propozime në programin “2021 Fulbright Specialist Program”

9 Shkurt 2021

Zyra e American Councils në Kosovë, njofton se Fulbright Specialist Program ka filluar të pranojë projekt propozime për ciklin 2021-2022.

Fulbright Specialist Program në Kosovë është i hapur për institucionet nikoqire të dorëzojnë projekte për të pranuar akademikë dhe profesionistë të kualifikuar nga SHBA. Fulbright Specialist Program është pjesë e Fulbright U.S. Scholar Program. Ky program ndan grante për projekte me kohëzgjatje prej dy deri në gjashtë javë.

Aplikimet duhen dorëzuar përmes portalit të World Learning deri më 15 prill 2021.

Projektet nuk mund të fillojnë para 1 shtatorit 2021 dhe duhen kompletuar deri më 30 shtator 2022.

Ky program është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.

Për më tepër informata rreth programit, aplikimin online, udhëzimet, ju lutemi klikoni linkun në vijim: https://xk.usembassy.gov/fulbright_specialist/

Share: