Në vazhdën e trajnimeve të planifikuara nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Universitetin ”DOKUZ EYLÜL” në Turqi, ju njoftojmë mbi aktivitetin e radhës i cili është i paraparë të mbahet me datën 01.04.2021.
Ky trajnim vë në pah edukimin e vazhdueshëm profesional, dhe si i tillë është edhe i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
Pjesëmarrësit aktivë do të vlerësohen me 8 pikë, kurse pjesëmarrësit pasivë do të vlerësohen me 6 pikë.
Tematika që e përcjell këtë trajnim ka të bëjë me ”Ndryshimet e praktikave infermierore në procesin pandemik Covid-19’’.
Të gjithë të interesuarit, regjistrimin mund ta bëjnë në Fakultetin e Infermierisë, në Kolegjin AAB.
Koha e mbarëvajtjes së trajnimit të paraparë, do të jetë nga ora 11:30- 13:00, kurse forma e realizimit të këtij trajnimi do të jetë përmes platformës ZOOM.
Për më shumë informata, na kontaktoni:
Nr.tel: +383(0)45/100-893