Në kuadër të bashkëpunimit të Kolegjit AAB me të Sana Kliniken AG në Gjermani, javën e kaluar filloi punën infermieri i parë në Sana.
Kushtrim Haliti, i cili ka mbaruar me sukses studimet e Infermierisë në Kolegjin AAB, tani po e realizon fazën e nevojshme të punës praktike në spitalin Sana Hürth për njohjen formale si punonjës profesional i infermierisë.
Kushtrim Haliti qysh më herët ka pasur ambicie të shkojë në Gjermani, të jetojë dhe punojë në fushën e mjekësisë. Ai arriti ta realizojë ëndrrën përmes bashkëpunimit të Kolegjit AAB dhe Sana Kliniken AG.
“Jam pritur këtu në mënyrë të përzemërt dhe po ndihem shumë mirë”, tha Kushtrimi i cili tashmë ka përfunduar javën e parë të punës si asistent infermier.
Punësimi i Kushtrimit në Klinikën Sana në Gjermani, është mundësuar përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, i cili është program unik që funksionon në kuadër të Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB.
Ditëve në vazhdim pritet të bëhen pjesë e stafit të këtij rrjeti të njohur spitalor edhe studentë të tjerë, të cilët tashmë kanë nënshkruar kontratat e punësimit.