Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it, studentët e Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB zhvilluan një sërë aktivitetesh.
Rektori i Kolegjit AAB në hapje të këtij manifestimi përgëzoi organizatorët, Fakultetin e Arteve, dhe uroi që kjo ngjarje të shënohet në vazhdimësi:
“Shpresoj që ky aktivitet të vazhdojë edhe më tutje në vitet tjera dhe të jetë edhe më i “gjallë” kur do të hiqen kufizimet nga pandemia”.
Përmes një video mesazhi studentëve iu drejtua edhe jazz kitaristi i njohur shqiptar, Faton Macula, i cili jeton dhe vepron në ShBA.
Ai porositi studentët dhe institucionet e artit e kulturës që t’ i kushtojnë rëndësi edhe më tej kësaj dite dhe kësaj rryme muzikore, ndërsa studentëve u premtoi se së shpejti do t’ u ofrojë edhe punëtori për jazz-in dhe teorinë e jazz.
Sipas Maculës, Jazz është niveli më i lartë i muzikës, dhe se kjo formë muzikore nuk është vetëm zhanër por është mënyrë jetese (lifestyle).
Në shënim të kësaj dite, studentët e drejtimit të Muzikologjisë, Gent Malazogu dhe Arta Elezi, sollën performanca artistike me interpretimet e tyre jazz.
Me po të njëjtën tematikë u hap edhe Ekspozita e studentëve të Fakultetit të Dizajnit Grafik dhe Multimedias, që kompletoi edhe më shumë aktivitetin e sotëm.