Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB dhe “iSoft SHPK” nga Prishtina, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit e cila ka për qëllim realizimin e punës praktike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB në “iSoft SHPK”, u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Menaxhues i “iSoft SHPK”, z.Tuna Bütüçi.
Marrëveshja në fjalë ngrit numrin e partnerëve nga industria e teknologjisë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike edhe më shumë, duke mundësuar kështu sigurimin e tregut të punës jo vetëm për të diplomuarit por edhe për studentët aktualë.
Këtë e vërteton edhe fakti se tashmë pjesë e “iSoft SHPK” janë edhe dy studentë të AAB-së, ndërsa ky numër pritet të rritet edhe më tej në të ardhmen.