Në ligjëratën e radhës tematike për diplomacinë, për studentët e Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB, u fol për diplomacinë gjermane, ku i ftuar ishte ambasadori gjerman në Kosovë, Sh.T. Joern Rohde.
Duke qenë njëri nga vendet më me ndikim në Bashkimin Evropian, interesi i studentëve ishte shumë më i shprehur në qëndrimet e Gjermanisë për zhvillimet politike në vend, rajon dhe më gjërë. Kësisoj, Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, u shpreh se nuk sheh alternativë tjetër për Kosovën përpos bisedimeve me Serbinë dhe rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces.
Ai madje tha se BE dhe SHBA janë në një linjë të njëjtë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe se këtë e dëshmon vizita e përbashkët e dy personaliteteve të rëndësishme në Kosovë, Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer.
Krhas dialogut, ambasadori Rohde tha se Gjermania ka ofruar ndihmën e plotë për Kosovësn edhe përmes Procesit të Berlinit, të nisur nga kancelarja Angela Merkel. “Samiti i radhës i Procesit të Berlinit, është paraparë të mbahet në fillim të korrikut në Berlin, me të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor…” tha Rohde, duke nënvizuar lëvizjen e lirë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Diplomati gjerman i quajti të pavërteta deklaratat e opozitës kosovare, se marrëveshjet eventuale në këtë proces janë “krijim i Jugosllavisë e Re”.
“Për ne Procesi i Berlinit i jep Kosovës një platformë për të qenë në mesin e të barabartëve në këtë rajon dhe të mos trajtohet ndryshe.
Ne shpresojmë që kjo të jetë sukses”, tha ai.Ndërsa duke folur për mos-liberalizimin e vizave për kosovarët, një çështje kjo që më së shumti i afekton studentët që synojnë studimet jashtë vendit, ambasadori Rohde e quajti të padrejtë këtë qëndrim.
Ai kërkoi nga Kosova që të punojë afër me Francën dhe Holandën, për t’ua ndryshuar qëndrimin lidhur me këtë temë.