Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, me bashkëpunëtorët e tij pritën në takim pune përfaqësuesit e Universitetit “Isa Boletini” nga Mitrovica, prof.dr. Behxhet Shala, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime dhe prof.ass.dr. Besim Gollopeni, dekan i Fakultetit të Edukimit.
Qëllimi i këtij takimi ishte jetësimi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar para pak kohe.
Në këtë takim u diskutuan tema me interes të përgjithshëm e në veçanti koordinimi i një sesioni të përbashkët në kuadër të konferencës që do të zhvillohet në nëntor (2021) në Universitetin e Korçës, së bashku me Institutin Shqiptar të Sociologjisë (Tiranë) dhe institucionet të tjera partnere.
Përveç kësaj, në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë rreth organizimit të konferencave shkencore, por edhe ligjëratave speciale për studentë.
Në takim morën pjesë edhe prof.ass.dr. Venera Llunji, prorektore për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, dr.sc. Uranela Demaj, prorektore për Shkencë dhe Hulumtime dhe Ilirjana Geci, drejtoreshë për Zhvillim të Projekteve ERASMUS+, nga Kolegji AAB.