U mbajt punëtoria e dytë e trajnimit për aftësimin pedagogjik të mësimdhënësve të AAB-së

25 Shkurt 2015

Prishtinë, 25 shkurt 2015 –Rreth 100 mësimdhënës të rregullt të Kolegjit AAB, kanë marrë pjesë në punëtorinë e dytë në kuadër të programit për aftësimin pedagogjik të mësimdhënësve të AAB-së,të mbajtur më 24shkurt2015.

Në ditën e dytë të trajnimit u zhvilluan 16seanca paralele në temat në vijim: Pyetje efektive për të kuptuarit e thellë; Të nxënit e bazuar në përvojë; Vlerësimi i studentëve; dhe Frustrimet në procesin mësimor dhe reagimet e mundshme.

Seancat u organizuan nga njohës të dëshmuar dhe trajnerë të certifikuar në profesione te caktuara si,prof. dr. Neki Juniku, prof. dr. Naser Zabeli, prof. dr. Demë Hoti,  dheAlban Asllani, PhDc.

Vijuesit u aftësuan edhe për përdorimin e sistemit të digjitalizuar të të mësuarit dhe komunikimit me studentë (e-Professor) në kuadër të platformës së integruar të të nxënit elektronik e-AAB, nga Valdete Daku, zhvilluese softuerike në AAB dhe Xhavit Rexhaj, PhDc.

Objektivi i të gjitha sesioneve ka qenë ndërtimi i të kuptuarit të përbashkët për qasjet dhe metodologjitë e reja në mësimdhënie e të nxënë për të rriturit, diskutimi dhe përvetësimi i metodave e teknikave për transformimin e qasjeve në praktika të mësimdhënies e të nxënit dhe diskutimi i përvojave të mira të kolegëve për krijimin e një ambienti miqësor të të nxënit.

“Qëllimi i këtij trajnimi që certifikohet nga ana e Institutit AAB,është avancimi i cilësisë së mësimdhënies dhe i mjedisit për studime në AAB,përmes ngritjes së dijes e të shkathtësive pedagogjike të mësimdhënësve”, ka thënë koordinatori i këtij programi, prof. Xhavit Rexhaj.

Në mbyllje të punëtorisë prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Xhavit Rexhaj, PhDc., në emër të Rektorit,prof. dr. Lulëzim Tafa,falënderoi pjesëmarrësit për punën aktive dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin profesional dhe avancimin e pandërprerë për stafin akademik të këtij institucioni.

Punëtoritë e tjera në kuadër të këtij programi do të organizohen gjatë semestrit veror 2015.

Share: