Përveç studentëve, pjesëmarrës në këtë aktivitetin ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve organizatore.
Në hapje të aktiviteti, prorektori për Çështje Ndërkombëtare, Xhavit Rexhaj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, si dhe të bashkorganizatorët e këtij aktiviteti, dhe ka folur për rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare dhe përpjekjet e kosovarëve për ta realizuar këtë të drejte gjatë historisë. “Janë pikërisht përvojat e shqiptareve të Kosovës me mësimin në gjuhën amtare që kanë bërë që në AAB ta çmojmë më shumë këtë të drejtë të komuniteteve në Kosove. Prandaj AAB-ja ka filluar implementimin e programit të studimeve në Fakultetin Juridik në Gjuhën Boshnjake dhe në atë Malazeze”, ka thënë ai.
Po ashtu prorektori Rexhaj, ka paralajmëruar se pas fillimit të suksesshme të këtij programi do të fillojë edhe implementimi i studimeve në gjuhën turke dhe në atë angleze në disa fusha të studimit.
Slavisha Mlladenoviq, komisionar për Gjuhët në Zyrën e Kryeministrit ka bërë një prezantim të punës së kësaj zyre në implementimin e Ligjit për Gjuhët në Kosovë dhe për sigurimin e barazisë së gjuhëve në Kosovë.
Në fjalën e tij ai ka treguar praktika të mira dhe angazhimet konkrete të zyrës në drejtim gjithnjë duke marrë shembuj konkret nga puna e përditshme e zyrës që ndërlidhen me profesionin e ardhshëm të studenteve të pranishëm të Fakultetit Juridik.
Në fund, porosia e Mlladenoviqit për studentët ishte që gjithnjë dhe pa dallim t’i zbatojnë të gjitha ligjet dhe në veçanti ato që sigurojnë barazinë në mes të qytetarëve të Kosovës të të gjitha komuniteteve. Po ashtu edhe Visar Morina, këshilltar ligjor, USAID/EROL, foli për udhëzimet e propozuara për shqyrtimin e ligjeve të miratuara nga ana e zyrës së Presidentit, e në fakt udhëzime që i ndihmojnë Zyrës së Presidentit t’i identifikojnë ligjet që meritojnë më shumë vëmendje gjatë shqyrtimit dhe që paraqesin potencialin me të madh për t’iu kthyer Kuvendit.
Kurse Mark Baskin, drejtor i programit USAID/TLP-SP, programi transformues i lidershipit – Bursa dhe Partneritete Program i USAID-it për zgjerim të arsimit të lartë në bashkëpunim me universitete të Kosovës, i njoftoi studentët e AAB-së, për kriteret e aplikimit në fushat e caktuara studimore, kanë dhënë detaje të hollësishme deri te përfitimi i kësaj burse, akomodimin e tyre në SHBA dhe për përfitimet e tyre pas mbarimit të studimeve. Ai ka bërë me dije se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e AAB-së, të cilët i përfundojnë studimet e nivelit bachelor e të cilët flasin gjuhën angleze.
Diskutuesit në fund janë përgjigjur edhe në një varg pyetjesh të shtruara nga studentët e AAB-së.