Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, Fakulteti i Administratës Publike nën udhëheqjen e dekanit Petrit Bushi dhe koordinatorit AvniAlidemaj, organizoi një garë nga fusha e administratës publike, në të cilën studentët e nivelit bachelor nga Kampusi i Prishtinës dhe Ferizajt të Kolegjit AAB-së, konkurruan dhe prezantuan punimete tyre hulumtuese-shkencore.
Vendi i parë i takoi temës “Etika në administratën publike në Ferizaj”, prezantuar nga Vjollca Aliu; vendi i dytë për punimin “Hulumtimi mbi besueshmërinë e qytetarëve në sistemin gjyqësor në Ferizaj”, prezantuar nga studentët Edita Qerimi, Shpejtim Ademi dhe Qëndresa Gjafaj; vendi i tretë i takoi punimit “Funksionimi i pushtetit lokal dhe roli i shoqërisë civile në vendimmarrje”, prezantuar nga Lulzim Hakaj.
Punimet u prezantuan para komisionit dhe stafit akademik, si: DashnimIsmajli, DonikSallova, AvniAlidemaj dhe anëtari i Kryesisë së Unionit Studentor, FlorentRamaj. Studentët me punime më të dalluara u shpërblyen, me tri vendet e para.
Në gara u prezantuan edhe punime tjera si:
Nexhat Harasani, me temën: “Pushimet dhe mungesa nga puna sipas ligjeve të Kosovës dhe Malit të Zi”;Emin Isufi, me temën: “E drejta në pushim sipas ligjit të punës në Kosovë”;Sabit Matoshi, me temën: “Vetëqeverisja lokale në Kosovë”.
Temat e prezantuara ishin aktuale dhe të punuara sipas standardeve të larta duke shpërfaqur aftësitë e studentëve të fituara gjatë shkollimit në Kolegjin AAB. Për më tepër, studentët kanë aplikuar njohuritë e fituara nga lënda “Metodat dhe Teknikat e Hulumtimit” duke u dhënë punimeve të tyre karakter të mirëfilltë shkencor.