Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, të Kolegjit AAB, ish- zëdhënësit të NATOS-s, z. Jamie Shea.
Ceremonia solemne e dorëzimit të Çmimit do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Republikës së Shqipërisë, dhe të institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, të ambasadorëve të akredituar në Kosovë, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.
Ceremonia do të mbahet të enjten , më 18 shkurt 2016 me fillim në orën 20:00, Teatri AAB, Godina e re, Kolegji AAB – Prishtinë.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më datën 16 shkurt, ora 16:00, në e-mail adresën: [email protected], ose në tel: +377 45 100 741.