Programi i bursave hungareze “Stipendium Hungaricum” për studentët kosovarë

29 Shkurt 2016

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria për Kapacitete Njerëzore e Hungarisë kanë nënshkruar marrëveshjen e “Programit për Bashkëpunim Shkencor dhe Arsimor” për  vitet 2016-2018. 

Sipas këtij programi të bashkëpunimit Qeveria e Hungarisë ofron gjithsej 30 bursa në vit për studentët e Kosovës, për të ndjekur studimet në Hungari në gjuhën hungareze apo në një gjuhë tjetër të huaj sipas korrnizës vijuese përmes programit “Stipendium Hungaricum”.

Gjeni bashkëlidhur informacionin në linkun: 

http://aab-edu.net/uploads/docs/programi-i-bursave-hungareze-stipendium-hungaricum-per-studentet-kosovare_1.docx

Share: