25 studente të Fakultetit të Shkencave Sociale nga Kampusi i Ferizajt, u certifikuan nga programi për Disiplinë Pozitive në Prindërimin e Përditshëm (DPPP), të organizuar në bashkëpunim me organizatën Save the Children në Kosovë.
“Studentet e Kolegjit AAB, përmes këtij program përfituan njohuri për edukimin në frymën e disiplinimit pozitiv për fëmijët e tyre, por edhe për punën me fëmijët në çerdhe dhe kopshte, ku ato punojnë tani apo do të punojnë në të ardhmen”, ka thënë trajnerja e këtij programi Mimoza Hasani – Pllana.
Programi DPPP është një qasje e prindërimit që i mëson fëmijët dhe i drejton sjelljet e tyre, duke respektuar të drejtat e tyre për zhvillim të shëndetshëm, mbrojtje nga dhuna dhe pjesëmarrje në të mësuarit e tyre.
Programi është ofruar falas nga organizata Save the Children, me trajnerë Mimoza Hasani – Pllana dhe Agron Seferi.