Fakulteti i Arkitekturës dhe i Arteve të Kolegjit AAB organizon aktivitetin tradicional

9 Qershor 2016

Fakulteti i Arkitekturës dhe  i Arteve të Kolegjit AAB,  me datë 10 qershor 2016, duke filluar në orën 12: 00, në AAB Teatrin “Faruk Begolli”, organizon aktivitetin tradicional.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të hapet ekspozita tradicionale e punimeve  të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Arteve; do të mbahet koncerti  i organizuar nga studentët e  Fakultetit të  Muzikologjisë në bashkëpunim  me shkollën e Muzikës në Gjilan,  si dhe promovohen dy  tituj të librave: “Hyrje në kontrapunktin instrumental” i autorit Kushtrim Jakupi dhe  “Këndimi koral në edukimin e përgjithshëm muzikor”, i  autorit Adhurim Rasimi.

Të pranishëm me rastin e organizimit të këtij aktivitet do të jenë studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë,  përfaqësues të universiteteve partnere të AAB,  përfaqësues të institucioneve të vendit, etj.

Ju mirëpresim!

Share: