Kolegji AAB ka filluar suksesshëm edhe me evidentimin digjital të vijueshmërisë së studentëve në ligjërata

7 Mars 2016

Ky projekt është vetëm një fragment nga projekti i tërësishëm i digjitalizimit të shërbimeve për studentët e Kolegjit AAB.

Studentët përmes ID kartelave të veçanta do të bëjnë identifikimin jo vetëm për vijueshmërinë e ligjëratave, por së shpejti edhe për një sërë shërbimesh të tjera, për të cilat jemi në proces e sipër, si: fotokopja, kino-teatri, fitnesi, transporti etj.

Ky investim teknologjik tregon edhe më shumë për përkushtimin e AAB-së që të jetë lider i sistemit të lartë arsimor siç po dëshmohet dita ditës.

Me minimizimin e kohës për shërbime administrative e teknike, ne krijojmë mundësi që mësimdhënia, mësimnxënia dhe studimet në përgjithësi të jenë më cilësore dhe bashkëkohore.

Share: