Studentet e AAB-së shënuan Ditën Ndërkombëtare të Poezisë me fëmijët e Kopshtit të Fëmijëve “Bardha”

23 Mars 2015

Prishtinë, 23 mars 2015 – Me rastin e 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB, organizoi aktivitet me disa studente të programit “Kujdesi dhe Mirëqenia e Fëmijëve”. Aktiviteti kishte karakter edukativ dhe u zhvillua në Kopshtin e Fëmijëve “Bardha” në Prishtinë, me fëmijë të moshës 4- 5 vjeç.

Me angazhimin e tyre, studentet e AAB-së dëshmuan përgatitjen e tyre duke evidentuar kështu angazhimin dhe përkushtimin aktiv të Fakultetit të Shkencave Sociale për përgatitjen e tyre, e cili u koordinua nga prof. Alberita Bytyqi.

Fëmijët dhe edukatoret e Kopshtit “Bardha”, u ndanë të kënaqur nga ky organizim i studenteve të AAB – së. Drejtoresha e Kopshtit, znj. Gëzime Rexhepi – Çollaku u shpreh shumë e kënaqur me aktivitetin dhe shprehu interesimin e saj që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen, ndërkohë që siguroi se studentet e AAB-së, do të kenë mundësi të kryejnë praktikën profesionale në këtë institucion.

Në fund të këtij aktivitetit, studentet e AAB-së i shpërblyen fëmijët me nga një fletore të Kolegji AAB.

Vëmendje: Për publikimin e fotove të fëmijëve, është marrë leje paraprakisht nga drejtoresha e Kopshtit të fëmijëve “Bardha”, znj. Gëzime Rexhepi- Çollaku.

Share: